Lazio duket se i ka shuar përfundimisht shpresat për titullin pasi merr humbjen e tretë brenda 7 ditësh.

Pas Milanit dhe Leçes, Lazio rikthehet në shtëpi për të humbur sërish, kësaj radhe me Sassuolon.

Si Leçe, edhe Sassuolo e ka përmbysur Lazion që nuk përfitoi sërish nga avantazhi i minutave të para. Luis Alberto shënoi i pari në këtë sfidë në minutën e 33-të duke çuar të kaltrit në avantazh në pjesën e parë.

Por në pjesën e dytë Sassuolo barazon me Raspadorin. U duk se ndeshja do të shkonte në barazim, por Caputo i bën lacialëve në fund të ndeshjes surprizën e pakëndshme duke shënuar golin e fitores për Sassuolon.

Tashmë 7 pikë larg nga Juventusi që ka një ndeshje më pak, titulli duket si ëndërr e pamundur, teksa më shumë se sa dëshira e largët, duhet të shohë rrezikun që i vjen nga poshtë.

Atalanta është vetëm 2 pikë larg nga Lazio, kurse Interi vetëm 3. Kujtojmë se këto dy ekipe tashmë kanë një ndeshje më pak, dhe Lazio matematikisht mund të përfundojë edhe në vendin e katërt, pavarësisht se sërish e fiton të drejtën për të luajtur në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb