I intubuar prej tre javësh, por 65-vjeçari Arben Dojaka ia doli ta mundë vdekjen dhe të rikthehet në jetë.

Historia e tij u bë e njohur përmes speciales së realizuar nga gazetarja Anila Jole brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” ku kamera e NeWs 24 fiksio nga afër, kushtet, përkushtimin, por edhe përjetimet e pacientëve.

Ndërsa sot në lidhje me këtë pacient, vetë ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë, se ka mundur të dalë nga spitali.

STATUSI I MANASTIRLIUT
Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet në shtëpi i shëruar??
??‍⚕️?‍⚕️ Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”??
#Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin??
⚠️T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke berë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake ?↔️?
?#COVID19?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb