Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për situatën e shkaktuar në veri të vendin si pasojë e reshjeve të shiut.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se tre javë më parë “Edi Rama i lutej Zotit të binte sa më shumë shi dhe sot ‘mallkon’ shiun që për 10 orë shiu përmbyti Shkodrën”.

“Shkodrën e përmbyti korrupsioni i Edi Ramës (menaxhimi kriminal i energjisë elektrike) dhe jo Zoti! Drejtësia duhet të veprojë sa më parë!”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: