Tre javë pasi Nora Istrefi hodhi në treg këngën me titull “Anna”, në bashkëpunim me reperin Gjiko, por ish- bashkëshorti i saj sot ka nxjerrë këngën e tij me titullin domethënës, ”Dashnores”.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë pak kohë që janë ndarë por duket i pari nuk e harron lehtë ish- bashkëshorten. Në këngën e saj Nora i kërkon Annës, që të mos i marrë partnerin. Kënga thuhet se është dedikim për Robertin dhe këngëtari i është përgjigjur mjaft bukur.

Ai sot ka hedhur në treg këngën e fundit dhe duket si një diss për “Annën” e Norës dhe Gjikos.Në një pjesë të këngës Roberti tregon se mendon vetëm për dashnoren e tij dhe kjo ka ngjallur shumë kuriozitet.

”Dhe po e pi, unë një gotë raki po mendoj për dashnoren time më ka marrë malli me ja pa dy sytë e zi”- thotë Robert Berisha në këngë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb