SHKODËR- Pas apeleve të shumta Forcat e Armatosura kanë arritur të zhbllokojnë aksin rrugor prej 22 km nga Boga në Theth. Rruga ishte e bllokuar nga bora dhe Forcave të Armatosura iu deshën 3 javë kohë për hapjen e saj.

rruga Theth (1)

Trashësia e borës në disa pjesë të rrugës arrin deri në 5 metra. Aksi Bogë-Theth ishte i bllokuar që prej muajit dhjetor dhe hapja e rrugës ishte e pamundur më herët për shkak të rrezikut të krijimit të ortekëve.

rruga Theth (3)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: