Me stofin e një ekipi favorit, perfekt në shifra, “tre luanët” trembin jo vetëm Ukrainën, rivalin e tyre në çerekfinale, por të gjitha ata që synojnë të triumfojnë në Wembley e tyre mitik. Fitorja kundër Gjermanisë ka bërë me krahë ekipin e Southgate, ai sukses i dha fund maktheve dhe tashmë është koha të shohin përpara, me një qëllim të qartë, të rikthejnë Kupën në shtëpi. Për herë të parë në këtë “Euro2020”, anglezët largohen nga ishulli i tyre, nuk do të kenë pas krahëve as tifozët e tyre unik por kundër Ukrainës do të luajnë në Romë, në stadiumin Olimpik:

Do të jenë pak tifozë anglez në stadium, por kemi përjetuar edhe me herët eksperiencën e të luajtur pa tifozë. Atmosfera nuk besoj se do të jetë problem, “Olimpico” është një stadium i bukur i mbushur me histori”, u shpreh Southgate duke u ndalur më pas tek sfida me Ukrainën: “Që nga vërshëllima finale pas ndeshjes me Gjermaninë lojtarët filluan të flasin për ndeshjen me Ukrainën. Nuk e dimë akoma se ku dëshirojmë të shkojmë, di vetëm që lojtarët mezi po presin të zbresin në fushë”, u shpreh trajneri i Anglisë në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb