FIER
Tre makina janë përfshirë në një aksident, në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”.

Gazetari Ervis Kuci, raporton për “BalkanWeb”, se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Toyota”, një “Benz” dhe një “Audi”, ndërkohë shton se deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Aksidenti i ndodhur sipas gazetarit ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi për një pjesë së tyre qarkullimi është devijuar në aksin dytësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb