Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, vijon të shkëlqejë në performancat e tij në peshën 69 kg dhe kësaj here ka arritur të sigurojë tre medalje bronzi në “Grand Prix” të Katarit, një nga evenimentet më të rëndësishme në këtë sport përpara ngjarjes më të madhe sportive botërore, Lojërat Olimpike.

Caljaa
Caljaa

Ka qenë një vit fantastik për shtërmenasin e shtangës kuqezi, ku ka koleksionuar plot 13 medalje në arenën ndërkombëtare, një arritje e jashtëzakonshme kjo në sportin tonë.

Calja fitoi tre medalje (ar, 2 argjend) në Europianin e Gjeorgjisë, një medalje bronzi në Botërorin e Tajlandës, tre medaje (argjend, 2 bronzi) në Lojërat Mesdhetare, tre medalje argjendi në veprimtarinë “Naim Suleymanoglu” në Turqi dhe së fundmi tre medalje bronzi në “Grand Prix” të Katarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb