Mes 450 mësuesve më inovativë në botë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, shumë pak mund të ishin ata që e dinin se edhe vendi ynë ka zysha që motivojnë nxënësit t’ia dalin në botën e shkencës.

Tre mësuese shqiptare kanë qenë të shpërblyer për të demonstruar risi në fushat e tyre përkatëse, si dhe gjatë seminareve konkurruese që ndodhën gjatë “Science on Stage Europe”

Ky event botëror mbledh së bashku mësuesit novatore  të shkencave nga e gjithë Evropa për të shkëmbyer ide  me kolegë nga më shumë se 30 vende në festivalin më të madh të Shkencës në qytetin Cascais, të Portugalisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Science on Stage Europe” beson se  mënyra më e mirë për të inkurajuar nxënësit në shkollë që të mendojnë një karrierë në shkencë ose inxhinieri është motivimi dhe informimi i mësuesve të tyre.

Qëllimi kryesor  i festivalit të shkencës është përmirësimi i mësimdhënies në mënyrë që të mundësojë që sa më shumë studentë të fitojnë aftësi të përshtatshme për të ardhmen e vështirë dhe t’i inkurajojnë ata të konsiderojnë një karrierë në shkencë, TIK ose inxhinieri.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një festival shkence të tillë i mbështetur nga Komisioni Europian.

Ekipi i zyshave shqiptare pjesëmarrëse nga shkollat 9 vjeçare të Shqipërisë u vlerësuan edhe me çmim nga juria ndërkombëtare prej 17 vetësh.

Zyshat “novatore” janë Mirjeta Domi, koordinatore kombetare e Science on Stage Albania, Majlinda Hasanaj, mësuese matematike-Tik në shkollen “Hasan Prishtina” në Tiranë dhe Arbana Hallva, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Fadil Gurmani` në Elbasan. Tre mësueset padyshim që motivojnë me arritjet e tyre mes 450 mësuesve në botë jo vetëm nxënësit e tyre por edhe gjithë brezin e ri drejt shkencës.

Mendjehapur për të mësuar gjithçka të re në fushën e Teknologjisë dhe Informatikës, mësueset shqiptare përpiqen të jenë ndikuese edhe tek nxënësit e tyre, duke i udhëzuar në rrugët e pafundme të botës virtuale dhe të shkencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb