Tre milionë emigrantë pritet të mbërrijnë në Evropë deri në vitin 2017 teksa ata i ikin luftës dhe varfërisë në Siri dhe zona të tjera në konflikt, ndërsa ka të ngjarë që fenomeni të shoqërohet me një ndikim të vogël pozitiv në ekonominë e BE-së, sikundër referoi krahu ekzekutiv i BE-së.

‘Në përgjithësi, një shtesë prej tre milionë personash supozohet të mbërrijën në BE gjatë periudhës së parashikimit, ‘ u referua në parashikimin ekonomik të Komisionit Evropian për vitin 2015-2017.

Raporti parashikoi se do të ketë një miliontë ardhur në total gjatë 2015, 1.5 milion në vitin 2016 dhe një gjysmë milioni në 2017, duke shtuar se kjo do të përfaqësonte një rritje të popullsisë prej rreth 0.4 për qind të BE-së pasi janë marrë parasysh aplikimet e pasuksesshme për azil.

Komisioneri ekonomik i Bashkimit Evropian, Pierre Moskovici tha se emigrantët mund të ndihmojnë rritjen e ekonomisë së BE-së, duke ndihmuar rimëkëmbjen e moderuar parashikuar në eurozonë gjatë asaj periudhe. ‘Do të ketë një ndikim në rritje që është i dobët, por pozitiv për BE-në si një e tërë, dhe që do të rrisë PBB-në (Produkti i Brendshëm Bruto) me 0.2 për 0.3 për qind deri në vitin 2017′, ka thënë Moscovici. ‘Kjo do të luftojë një numër të caktuar të ideve të pranuara dhe do të mbështesë politikat e Presidentit (Jean-Claude Juncker), ‘i cili ka shtyrë BE-në të bëjë dicka më shumë në ndihmë të emigrantëve, shtoi Moscovici.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: