Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej tre muajsh, nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore.

Pronari i kompanisë më 13 shtator të këtij viti ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët.

Këta të fundit, kanë depozituar kallëzim në prokurori, megjithatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje.

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër. Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, tha një prej punonjësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb