Pesëdhjetë punonjës të firmës të transportit publik kanë dalë këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut të Vlorës, pasi ende nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Shoferët e autobusëve, por edhe faturinot e firmës private të transportit publik shprehen se kanë afro 3 muaj pa punë, dhe nga firma e transportit ku punonjë ju është thënë se e kanë bërë aplikimin për pagën e luftës por e kanë fajin institucionet vendore dhe qëndrore për mos aprovimin e kësaj page.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se 50 punonjësit kanë shkuar fillimit në drejtorinë e tatimeve në Vlorë të cilët shprehen se ju kanë thënë se nuk e përfitoni pagën e luftës pasi aktivitetin e tyre e kanë mbyllur në datën 12 mars pa dal ende urdhri nga qeveria e vendit për përfitimin e pagës së luftës.

Transporti publik urban në qytetin e Vlorës ka pësuar vitet e fundit ndryshime, dhe tashmë është private. 50 punonjës faturino si dhe shofer të autobusëve kanë dalë këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut pas interesimit të tyre edhe në drejtorinë e tatimeve në Vlorë.

Të pashpresë dhe afro 3 muaj pa punë që prej shpërthimit të pandemisë botërore situata e tyre financiare dita ditës po vështirësohet, teksa ndihen të paqartë se në dyert e kujtë insitucioni të drejtohen për të gjetur zgjidhje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb