TIRANE

Këngëtarja e njohur Enca iu nënshtrua një operacioni të vështirë në kyçin e këmbës rreth tre muaj më parë. Ajo vendosi këmbën në allçi dhe filloi ecte me paterica. Por më në fund këngëtarja është ngritur në këmbë dhe ka rinisur të ecë.

Enca publikoi një video të momentit të lumtur dhe shkroi: “Më në fund sërish në këmbë pas tre muajsh.” Megjithatë në pamje, ajo shihet që ka akoma vështirësi në të ecur.

Më parë këngëtarja ndau lajmin me ndjekësit se kishte bërë një operacion të vështirë në këmbë duke publikuar fotot e kyçit të vendosur në allçi.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim çuar neper mend, çfarë mund te bëjmë ne, është ti përballojmë si Kampionë ?? 1 thyerje këmbë & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca ? Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time , dhe me suportin tuaj emocional e di qe çdo gjë do kaloje me lehtshëm ??❤️?”- tha Enca në atë kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: