Korça madhështore në natën e dytë të Festës së Birrës. “Tre Musketjerët” Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda kanë pushtuar skenën duke dhuruar emocione të veçanta me hitet e tyre, teksa mijëra qytetarë i kanë shoqëruar duke kënduar e duke pirë birrë Korça e Tirana, shoqërueset më të mira të këtyre ditëve të gushti.

Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda kanë menduar që me këngët e tyre brilante shqiptare të ndezin atmosferën në qytetin juglindor, duke i dhuruar turistëve dhe vendasve një natë të paharruar.

Qytetarët tashmë mund të shijojnë këngët shoqëruar nga Birra Korça dhe Tirana.

Edhe nata e dytë e Festës së Birrës po përfundon teksa këtë vit Birra Korça dhe Tirana  kanë thyer pritshmëritë me një interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët.

Pamjet me dron sollën më së miri ngjyrat që ka Korça sot që është veshur me muzikë e festë, të munguara pas një viti pandemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb