Muzika e mire kuptohet në çdo gjuhë të botës! Ajo thyen muret dhe bashkon popujt.

Dëshmia konkrete e kësaj është përfundimi me sukses i dy koncerteve madhështore, që tre musketjerët shqiptarë, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, organizuan në Greqi, në bashkëpunim me artistët e njohur grekë, Kristos Dantis dhe Thanasis Polikandriotis.

“3 moskutjeret i dua shume. Me pelqen muzika e tyre, por dhe ata si njerez. Une mendoj qe nuk duhet te jene vetem fatkeqesite natyrore, siç ishte termeti i 26 nentorit, qe te na bashkojnë, por edhe gjerat e mira, si kjo qe beme se bashku. Ne duhet te na bashkoje arti, por edhe Europa. Ne pjesen tone e beme”, u shpreh këngëtari grek, Polikandriotis.

“Ishte e hera per ne te bashkepunonim me nje grup nga Shqiperia dhe mbi te gjitha me nje grup kaq te talentuar. Ishte nje eksperience jashtezakonisht e bukur per ne. Tani, shume shpejt jo vetem orkestra jone, por edhe te gjitha orkestrat muzikore te radios televizionit grek do te jene me disa shfaqe ne Tiranë”, tha drejtori i orkestrës, Michalis Dimitrakos.

“Shqiperia dhe Greqia kane nje mur ne mes, qe nuk duhet te ekzistoje dhe arti eshte e vetmja menyre per ta rrezuar. Per mua ishte nje eksperience e jashtezanshme te punoja per promovimin e dy koncerteve. Arti mund vetem te na bashkoje dhe ky bashkepunim eshte prova e gjalle”, deklaroi shkrimtari Minas Vintjadis.

Salla u mbush plot. Grekë e shqiptarë bashkë të ardhur aty jo vetëm nga Selaniku, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, dëgjuan muzikën e vërtetë shqiptaro-greke. Entuziazmi lexohet qartë në portretet e 3 musketjerëve tanë, që kane plane të tjera përtej kufijve shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb