Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb