Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e të hënës në Komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Një efektiv policie qëlloi me armë zjarrin kolegun tij, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se efektivë të tjerë kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi.

Gjithashtu gazetari Çelmeta tha se sipas burimeve mësohet se 3 plumba e kanë prekur në trup efektin Çaush Saliasi i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autori 25-vjeçari, Ludian Zaimi ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer nga kolegu i tij, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: