Dera e selisë së LDKS-së po qëndron e mbyllur. Gjatë tërë ditës së martë, nuk u pa asnjë lëvizje e anëtareve të kësaj partie.

Deri në ditën e martë, u infektuan me koronavirus tre anëtar të këtij subjekti politik. I fundit që doli pozitiv me virusin korona është ish ministri i infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Ai së bashku me gruan e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërsa, edhe Arben Gashi është një nga anëtarët tjerë të LDK-së që rezultoi pozitiv me Covid-19. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, këtë e konfirmoi në rrjetin e tij social në facebook.

Me virusin korona është infektuar edhe Haxhi Avdyli. Avdyli për T7, tregon përvojën e tij me këtë virus.

E nga LDK-ja, njoftojnë që si parti nuk kanë organizuar ndonjë testim për anëtarët e saj.

Gjithashtu, ata tregojnë edhe gjendjen e të parit të Partisë, Isa Mustafa.

Të dielën ishte mbledhja e fundit e LDK-së, ku u diskutua për aktakuzën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe për gjendjen me pandeminë Covid-19 në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb