“Reforma në drejtësi, si një prej reformave më të rëndësishme që janë ndërmarrë ndonjë herë, ka bërë një përmbysje të sistemit të drejtësisë në vend”, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e thirrur në dëgjesë në Komisioni për Integrimin Europian.

Gjonaj raportoi për përmbushjen e tre prioriteteve në kuadër të procesit të integrimit, për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe për të drejtat e njeriut.

“Në mënyrë periodike ka vijuar përmirësimi i prioriteteve të Komisionit Europian për vitin 2017. Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një material të detajuar përsa i përket tre prioriteteve që mbulon”, tha Gjonaj, shkruan “ata”.

Prioritete i KE, reforma në drejtësi
Në prezantimin e objektivave për vitin 2018, Gjonaj tha se reforma në drejtësi është një prej reformave më të rëndësishme që janë ndërmarrë ndonjë herë.

“Është një nga reformat që ka bërë një përmbysje të sistemit të drejtësisë, si përsa i përket mënyrës se si është organizuar sistemi, ashtu përsa i përket tre parimeve kryesore që duhet të funksionojë sistemi gjyqësor. Është arritur miratimi i paketës ligjore kryesore që quhet paketa emergjente me shtatë ligjet kryesore që ka ndryshuar tërësisht sistemin e drejtësisë. Në muaj mars 2017, janë bërë disa ndryshime të disa ligjeve materiale dhe procedurale, tepër të rëndësishme pjesë e kësaj paketë, siç ishte KPC (Kodi i Procedurës Civile) dhe KPP (Kodi i Procedurës Penale), por shumë e rëndësishme dhe Kodi i Drejtësisë për të Mituri. Njëkohësisht ka vazhduar dhe pjesa e tretë e projekt-ligjeve të indentifikuara në momentin kur reforma në drejtësi u dizenjua për t’u miratuar, si ligji për tarifat juridike dhe për tarifat gjyqësore”, tha Gjonaj.

Më tej, Gjonaj shpjegon se paketa e reformës në drejtësi nuk ka mbaruar ende sepse jemi në fazën ku do rishikohen projektligjet për profesionet e lira, siç janë projekt-ligji për noterinë, projektligji për përmbarimin, projektligji për ndërmjetësimin dhe për profesionin e avokatit, si katër projekt-ligje shumë të rëndësishme që mbyllin paketën e reformës në drejtësi.

“Ministria e Drejtësisë në këtë proces të fundit të mbylljes së paketës ligjore për profesionet e lira po jep kontribut dhe komentet e saj me qëllim për një shërbim sa më të mirë të qytetarëve. Po shikohen që këto profesione të mos jenë vetëm për pakicën, por të jenë profesione të jenë të mirëkontrolluara të jenë në bazë të meritës të jepen dhe licensat”, tha ajo.

Po ashtu, duke raportuar në Komisionin e Integrimit, Gjonaj shtoi se “Dokumenti analitik që Ministria e Drejtësisë ka bërë për vitin 2018, pjesën më të madhe të akteve nënligjore e zënë aktet që janë janë për zbatim të paketës kryesore të reformës në drejtësi. Ministria e Drejtësisë ka propozuar 60 akte nënligjore, akte të cila nuk janë bërë për 10 vitit e kaluara.”

Një aspekt i rëndësishëm ka qenë ngritja e institucioneve të reja, tha Gjonaj duke vijuar se “Qeveria shqiptare është angazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka mbështetur financiarisht në infrastrukturë dhe me strukturë, institucionet e reja që kanë të bëjnë me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo të të gjithë subjekteve të rivlerësimit kalimtar. Është bërë e mundur edhe nga Ministria e Drejtësisë vënia në dispozicion e ambienteve për këto komisione. Qeveria shqiptare përveç se pagës me VKM, u ka dhënë një shtesë page me 50% për anëtarët e këtyre komisione, me qëllim që të kryejnë misioni i tyre në mënyrën më optimal të mundshme”.

“Në po punojmë për ngritjen e institucioneve të tjera të reja si KLGJ dhe KLP, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe organet e SPAK të cilat janë organet kryesore që do të bëjnë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare po punojmë për të ndërtuar skemën, strukturën, infrastrukturën që ju duhet këtyre organeve me qëllim që sapo të përfundojnë procesin e Vettingut për kandidatë që vijnë nga sistemi i gjyqësorit dhe të prokurorisë. Dhe me ngrihen e institucionet të reja të fillojë nga puna zbatimi i reformës në drejtësi”, tha Gjonaj.

Gjonaj tha se organet e reja të drejtësisë do të bëjnë të mundur zbatimin e reformës. “Përsa i përket, reformën në drejtësi, së bashku me partnerët ndërkombëtare po punojmë për strategjinë ndërsektoriale të drejtësisë e cila do ti japë Ministrisë së Drejtësisë një rol të shtuar që ka të bëjë me mekanizmin monitorues. Njëkohësisht po punojmë për pasaportën e indikatorëve që do jetë një instrument matës edhe nga BE për të parë sesi Shqipëria po ecën me zbatimin e reformës në drejtësi. Këta janë elementët kryesor që kanë patur arritje për vitin 2018, por dhe objektiva të shtuar në 2018 për reformën në drejtësi”, tha Gjonaj.

Prioriteti lufta kundër korrupsionit
Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, ministrja tha se “jemi duke punuar fort për strukturën që është krijuar pranë Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të koordinimit të raportimit të planit të veprimit për luftën kundër korrupsioni, ashtu si dhe për strategjinë e qeverisë në këtë fushë”

Gjithashtu, Gjonaj shtoi se “qeveria shqiptare bashkë me institucionet e pavarura apo institucionet e krijuara me ligj, japin indikator të matshëm në lidhje me luftën kundër korrupsionit”.

Prioritetit i tretë, të drejtat e njeriu
Gjonaj tha se “përsa i përket prioritetit të tretë që janë të drejtat e njeriu, tre fushat kryesore janë aksesi në gjykatë ku është dhënë një akses në organet drejtësisë me dy ligjet, si ligji për tarifat gjyqësore dhe ligji për ndihma juridike”.

“Ligjet sjellin qasje të re se si do jepet avokati falas për çështje penale dhe civile”, tha Gjonaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: