Kina ka vendosur një tjetër qytet në izolim.

Qyteti Yuzhou, në provincën Hena rreth 800 km në jug të Pekinin , njoftoi se 1,2 milionë banorët e tij do të duhej të qëndronin në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Covid.

Shkak për këtë është bërë identifikimi i tre rasteve asimptomatike,  të COVID-19 .

Ende nuk është vendosur sesa do të zgjasë kjo masë, ndërsa sipas autoriteteve banorët e qytetit nuk mund të lëvizin nëse nuk kanë marrë lejen përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: