VLORË

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 4 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1539 masa administrative, nga të cilat:
– 6 masa për tejkalim shpejtësie;
– 77 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 75 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 8 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 80 masa për parakalime të gabuara;
– 576 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 717 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb