Shqiptarët do të jenë sonte më protagonistë se kurrë në Evropë. Në skenën e finales së Eurovizionit do të këndojnë 3 artistë shqiptarë. Eugent Pushpepa do të çojë ‘Mall’ në Lisbonë me vokalin e tij të fuqishëm, ndërsa Eleni Forureira do të ndezë skenën me ‘Fuego’ duke përfaqësuar Qipron.

Me melankolik, Ermal Meta do të këndojë “Non mi aveto fato njente” duke thënë një mesazh universal për botën.
ermal-meta
Si asnjëherë më parë, këtë vit Shqipëria është bërë pjesë e disa mediave të huaja, të cilat kanë shkruar për të tre këngëtarët, edhe pse pak ditë më parë, fotoja e Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureira-s teksa bënin simbolin e shqiponjës me duar, u bë virale dhe mori edhe kritika nga ekstremistët në Greqi. Treshja e këngëtarëve kanë publikuar një foto tjetër duke bërë që emri të Shqipëri të lakohet edhe më shume.
ELENIIIII-780x439
Pas debateve në rrjetet sociale për foton me shqiponjën, në Greqi dhe Qipro vende të cilat i kushtojnë rendësi të veçantë Eurovizionit, ka eufori dhe optimizëm për Eleni Fureiran dhe fitoren e saj të mundshme ne Eurovision.

Klima është transformuar pro këngëtares shqiptare, e cila me performancen e shkëlqyer dhe temperamentin mesdhetar ka fituar edhe mbështetjen e europianeve, qe tashme e konsiderojnë favorite të padiskutueshme për çmim të parë.

BBC e krahasoi me Beyonce në një reportazh të posaçëm, gjermanet shprehen te mahnitur nga Gazela Greke, ndërsa edhe media e Greqisë mbështet hapur Qipron dhe Furreiran duke shprehur pakënaqësi ndaj kanalit shtetëror ERT që nuk zgjodhi këtë këngëtare për të përfaqësuar Greqinë.

Gazetari i njohur Dhimos Verikios ka folur për Fureira ne kanalin Alpha duke u shprehur “Eleni është një mrekulli në skenë. Këto talente duhet te mbështesim”.
eugent
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb