Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni antidrogë “The Eye”, që çoi në sekuestrimin e 992 kg kanabis dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë dhe dy ukrainasve Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të mësojë se lënda narkotike është bllokuar një ditë më parë në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, por policia ka preferuar të mos ndërhyjë menjëherë.

Tre skafistët e kanë shkëmbyer drogën në det dhe kanë lëvizur me mjetet e tyre lundruese për ta ngarkuar kanabisin në një anije tip “Velierë”, e cila po i priste në brigjet e Jonit.

Ky veprim i trafikantëve është bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

Policia e Vlorës ka qenë duke i vëzhguar së bashku me kolegët e tyre të Guardia di Finanzas italiane dhe sapo përfundoi shkëmbimi i drogës, kanë ndërhyrë për të bërë arrestimet.

Lënda narkotike u gjet e ambalazhuar në dhjetëra thasë të mëdhenj. Gjatë operacionit policor të koduar “The Eye” u arrestuan nga Policia e Vlorës, shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: