Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu firmosi sot një marrëveshje të rëndësishme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përkatësisht me Drejtorin e OBSH për Europën Dr. Hans Kluge. Marrëveshja është një angazhim konkret për mbështetje nga OBSH, që Shqipëria të përmirësojë aksesin në shërbimet thelbësore, të forcojë kapacitetet për të parandaluar dhe kontrolluar epidemitë, si dhe të forcojë akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit me qëllim popullatë më të shëndetshme.

Gjatë konferencës së saj me drejtorin e OBSH-së, ministrja foli edhe për tr skenaret e përballimit të valës së dytë të Covid 19 në vend, strategji reale që, siç tha kanë nisur zbatimin në koordinim të plotë me OBSH.

FJALA E PLOTE

Më lejoni të falenderoj nga zemra drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën dr. Hans Kluge, e para dua ti uroj mirëseardhjen në Shqipëri dhe ta falenderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që kjo organizatë ka treguar për vendin tonë, për të forcuar sistemin shëndetësor, drejt mbulimit shëndetësor universal, që mbetet objektivi madhor I programit tonë për shëndetësinë.

Për Shqipërinë, vendet e Ballkanit perendimor, për Europën e botën mbarë, ky moment nuk është aspak I lehtë, mes numrave të rritur të të infektuarve nga Covid19, në një betejë jo të lehtë prej më shumë se 8 muajsh. Të mos harrojmë se Shqipëria u prek nga një tërmet I fuqishëm një vit më parë, dhe falë edhe bashkëpunimit dhe mbështetjes të gjithë vendeve dhe partnerëve ja dolëm përtu ringritur edhe me te forte e per te vijuar pa ndalur edhe ne keto muaj te pandemise programit e rindertimit.

Edhe pse mes nje fatkeqesie natyrore dhe humanitare, nuk na ka munguar As forca dhe as vullneti për ti bërë ballë vështirësive të një kohe sfiduese. Shëndeti i qytetarëve është i pari, dhe kemi marrë e po marrim të gjitha masat që tja dalim së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo.
Solidariteti mes vendeve, mes njerëzve është filli që na bashkon në një front në betejën e rradhës për shëndetin publik.
Prej ditës së parë, Qeveria shqiptare është angazhuar – në përputhje me rekomandimet e OBSH – për përgjigjen dhe përballimin e situatës së pandemisë.
Për Mjekët dhe infermierët, stafet e urgjencave mjekësoire, epidemiologët në të gjithë vendin, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, qendra shëndetesore e spitale, kemi siguruar dhe po vijojmë të sigurojme prej ditës 1 të epidemisë në vend mjeket e nevojshme dhe mbështetjen direkte. 550 mjekë, mbi 1000 infermiere, 134 epidemiologe e mbi 700 punonjës shërbimësh janë mbështetur me bonusin special. Rritja e pagave me 40% si një rritje historike tregon vëmendjen dhe kujdesin tonë për ata që sot janë në frontin e parë të betejës.
Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentat e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shendetesor, edhe ne kete faze te epidemise.
Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor, kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me covid 19, në 1600 shtreter të pajisur dhe me stafe të trajnuara.
Pjesë e strategjisë sone ka qene edhe sigurimi ne kohe i vaksinës se gripit falas duke e 4-fishuar atë në krahasim me një vit më pare, për 368 mijë qytetarë të grupeve të rrezikuara. Prej 30 Shtatorit janë vaksinuar 70 mijë qytetarë mes tyre, 18 mijë punonjës të shëndetësisë, personeli I strukturave të shtëpive të të moshuarve dhe vijon shpërndarja e vaksinës sipas një plani të përcaktuar për grupet e riskuara, ato më sëmundje kronike, fëmijët 2-5 vjec.
Në gjithë përpjekjet tona OBSH ka qënë partneri strategjik, qoftë në nivel të mbështetjes teknike dhe gjithashtu strategjike. Udhëzimet e OBSH kanë qënë një udhërrëfyes për vendimmarrjet e Komitetit Teknik të Ekspertëve strukturë e cila funksionon prej muajit Janar dhe që ka drejtuar vendimmarrjet e qeverisë në përballje me këtë epidemi.
Shipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid, Sikunder eshte fakt angazhimi i qeverisë shqiptare në Aleancën COVAX permes parapagimit, për të siguruar vaksinën AntiCOVID (1 milion e 136 mijë doza).
Sot së bashku me dr. Kluge, firmosim një marrëveshje të rëndësishme me Organizatën Boterore te Shendetesise. Kjo marreveshje qe firmosem është një angazhim konkret për mbështetje per te përmirësuar aksesin në shërbimet thelbësore, forcuar kapacitetet e vendit per te parandaluar dhe kontrolluar epidemite, për të forcuar akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit me qëllim popullatë më të shëndetshme.
Bashkëpunimi mes vendeve mbetet arma më e fortë që kemi për ta fituar këtë betejë por edhe për të punuar për të ardhmen nëpërmjet programeve të përbashkëta sic është programi I programi europian “Të bashkuar për një shëndet më të mirë në Europë” duke bashkuar dhe përputhur dhe objektivat e Axhendës 2030 për zhvillim të qëndruëshëm.

Kjo eshte nje kohe sfiduese për të gjitha vendet në botë, ndaj bashkimi I të gjitha forcave, solidariteti, kurajo dhe guximi për për të fituar edhe këtë beteje, do të shërojë cdo plage dhe do të na cojë përpara drejt një të ardhme më të mirë për cdo vend e per cdo qytetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb