Autoritetet turke kanë arrestuar edhe tre persona në lidhje me sulmin në aeroportin e Stambollit me ç’rast kanë humbur jetën 44 persona.

Mediat turke nuk saktësojnë se çfarë nacionaliteti i takojnë të arrestuarve. Deri më tani numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin në aeroportin “Ataturk” ka shkuar në 27 persona.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por autoritetet turke besojnë se kjo është vepër e ISIS-it.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: