DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.

A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb