Një ditë më parë një aksident tragjik u shënua në rrugën e Arbrit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbën jetën 3 persona ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

I ftuar në studion e “Opinion” në News24, Fatmir Hasha, ekspert i sigurisë rrugore, tha se rruga e Arbrit nuk duhej të ishte hapur pasi është ende e papërfunduar.

Ndërkohë ai tha se ndër arsyet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit dhe konsumimi i alkoolit.

“Kjo rrugë nuk është përfunduar dhe nuk duhej të ishte hapur, dhe nëse do parashikoja aksidente, do të shikoja tek këto pjesë që kanë pasur rrezikshmëri më të lartë.

Në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, shikoj që këtu është pjesa e drejtuesve të automjeteve është shkaku kryesor i aksidentit. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia tej normale të lejuara, parakalim i gabuar, përdorimi i telefonit dhe alkooli”, u shpreh ai.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: