Mbrëmjen e së premtes në Amfiteatrin e Tiranës u mbajt koncerti që shënon 20-vjetorin e 3 tenorëve, një traditë që tashmë ndiqet nga Shqipëria.

Producenti Edmond Tullumani solli në këtë përvjetor një ndërthurje interesante duke bërë bashkë 3 tenorë, 3 soprano dhe “3 muskutierët” në një koncert të vetëm. Pjesë e tij veç sopranos me famë botërore Inva Mula, ishte për herë të parë edhe mbesa e Luciano Pavarotit, sopranoja Simona Pavaroti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb