KIEV– Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, pas rifillimit të luftimeve mes rebelëve prorusë dhe trupave qeveritare, në lindje të Ukrainës, njoftuan sot burime ushtarake ukrainase.

“Një përshkallëzim ka rifilluar në front dhe rebelët vunë në përdorim armët e rënda”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrinase, Oleksandr Motuzianik.

“Tre ushtarë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit”, shtoi ai.

Pas armëpushimit të fundit të shtatorit të vitit të kaluar, përleshjet e armatosura mes rebelëve dhe trupave qeveritare kishin njohur një reduktim të ndjeshëm.

Megjithatë, nga ky konflikt, i filluar më shumë se dy vite më parë, kanë humbur jetën deri tani 9 200 persona.

Kievi dhe perëndimorët akuzojnë Moskën për mbështetjen e rebelëve, ndërkohë që Rusia i ka mohuar gjithmonë këto akuza.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: