Situata me zjarret në bashkinë e Pogradecit mjaft problematike.

Sipas informacioneve ditën e sotme janë regjistruar 5 vatra aktive në zonë dy prej të cilave janë fikur tashmë.

Gjithashtu janë fikur vatra e Gështenjasit dhe Peshkëpisë ndërkohë po punohet në zonën e Çervenakës në një vatër që ka rënë këtë mesditë.
Në këtë zonë janë forcat zjarrfikëse dhe 15 staf mbështetës që po punojnë për izolimin e zjarrit.
Përsa i përket situatës në Qafë Panjë prej 4 ditësh zjarri vijon të jetë aktiv.

Sipas informacioneve situata në këtë zonë është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor edhe pse punohet intesivisht në terren me 30 punonjës dhe mbi 10 nga Adzm në Gurin e Nikës.

Gjithashtu riaktivizim ka pasur edhe në zonën e mbrojtur Guri Nikës ku janë vendosur punonjës të Adzm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: