Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullon lajmi që kantautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re me një vajzë bionde. Fillimisht, qarkulluan disa foto, mirëpo konfirmimi erdhi nga ish-partnerja e tij, Semi Jaupaj në një emision.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Më tej, sa i përket deklaratës së Semit, artisti u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”.

Ndër të tjera Bojken Lako foli se si ai u dënua me tre vite burg për katër dritare pa leje. Kantautori sqaron si qëndron e vërteta: Çdo njëri është i barabartë para ligjit, ishte një abuzim mediatik që…

Bojken Lako është një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë kohët e fundit.

Ai foli për gjithçka rreth jetës së tij, duke mos anashkaluar as dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe çdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të vërteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.

Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: