Një 52 vjeçar britanik shprehet se është dënuar me 3 vite burg për shkak se ka prekur një roje sigurie gjatë një tentative për t’iu larguar.

John Murphy, i cili tani është bërë edhe gjysh, është shumë i revoltuar me trajtimin që i kanë bërë Dubai teksa pohon se për 6 javë ka ngrënë ‘vetëm mbeturina’.

Ish-ushtaraku një frekuentuesi rregullt i kishës, njëkohësisht menaxher operacional i Burj Khalifa, ndërtesës më të lartë në botë, thotë se besimi i tij në Zot është e vetmja gjë e cila e mban “larg krevatit”.

John, me origjinë nga Blackheath, në Jug të Londrës, për “Mail Online” ka deklaruar se ishte së bashku me gruan kur e gjitha kjo ndodhi. Ata po qëndronin në hotel kur vendosën që të thirrnin në dhomën e tyre kushëririn për të pirë kafe.

Veçse qëlloi që kushëriri të punonte si terapist në këtë hotel. Një sherr shpërtheu kur stafi i hotelit erdhi në dhomën e tyre dhe akuzoi kushëririn terapist se po punonte jashtë orarit.

52-vjeçari tregon se 2 punëtorë agresiv të rojës së sigurisë e lidhën atë në korridor dhe duke qenë se u ndje në rrezik vendosi të largohej.

John tha: “Më duhej të arratisesha dhe të përdorja një truk të cilin ma ka mësuar babai im. Veçse kur u largova i dhashë një të shtyrë rojës së sigurisë që po qëndronte në krahun e djathtë.

Kjo manovër më mundësoi të largohesha dhe të shkoj në ashensorin e korridorit ku kishte shumë njerëz. Ditën tjetër ai bëri një denoncim në polici, duke thënë se e kisha ngacmuar seksualisht.

Policia po e merrte seriozisht akuzën se unë, një 52-vjeçar, i cili është një frekuentues i kishës, kisha sulmuar seksualisht dy djem të rinj në një hotel të mbushur me njerëz.

Si rrjedhojë u dërgova në rajonin e policisë, aty ku më vendosën prangat. Më vonë iu drejtuam një zyre të vogël ku u mbajt një proces gjyqësor.”

Vendimi ishte që John të shkonte në burg dhe u zgjodh që vendi famëkeq i Al Wathba që të kryente dënimin. 52-vjeçari e cilësoi këtë si përvojën më të keqe të jetës, duke shtuar se dhoma ku qëndronte ishte e tejmbushur me njerëz, të cilët vuanin nga infeskione të vogla.

“Pas 6 javëve më liruan me kushte”-deklaron John. “Unë nuk mund të fle nga kujtimet e tmerrshme që kam nga atje.”

Me anë të një deklarate, Radha Stirling, një organizatë jofitimprurëse në Dubai u shpreh: “John Murphy është i fundit në një listë të gjatë të perëndimorëve të abuzuar në mënyrë të tmerrshme nga sistemi ligjor i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rreziku i këtij shteti është se ato shpenzojnë shuma të mëdha të parave duke bërë marketing që t’i mbushin mendjen njerëzve që Emiratet e Bashkuara Arabe janë një destinacion i dëshirueshëm për turizmin dhe biznesin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb