TIRANE

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u shkund nga një tërmet i fuqishëm i cili la pas 51 viktima dhe shkatërroi qindra banesa e la mijëra familje pa strehë. Në një mesazh shpërndarë në rrjetet sociale, ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann kujton se falë mbështetjes së Bashkimit Europian u rindërtuan shkolla të reja me standardet ndërsa qendrave historike iu rikthye shkëlqimi i plotë.

“Në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. Ky ishte fillimi i një përpjekjeje të paprecedentë rindërtimi edhe nga ana e Bashkimit Europian. Sot, tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar, shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton, “Të rindërtojmë më mirë”, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë programet tona kryesore: “BE për kulturën” dhe “BE për shkollat” që të vazhdojmë rindërtimin.
Diplomatja europian siguron se Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë vendin tone per te ndërtuar të ardhmen në union”- ka thënë ambasadroja e BE.

“Tani dua të falenderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën në ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar. Jam këtu për t’ju bërë edhe një premtim. Bashkimi Europian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë, por edhe për t’ju ndihmuar të ndërtoni të adhmen tuaj në Bashkimin Europian”- përfundon ambasadorja Hohmann.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb