Tre wc të kushtueshme prej mermeri italian të Frank Sinatras, janë shitur nga shtëpia e ankandeve S & S Auction.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u ulur në të njëjtën tualet që dikur është ulur këngëtari i madh, adhuruesit e tij nuk kanë kursyer aspak. Wc e një suite të Golden Nugget Casino të Atlantic City, që ylli i përdorte kur rrinte atje, janë shitur në një ankand për më shumë se 11 mijë dollarë.

Manjati i kazinosë, Steve Wynn, ka seleksionuar dekorime nga e gjithë bota për të mobiluar suitën gjigande 550 metra katrorë ku flinte Sinatra, që ka kënduar për shumë vite në këtë hotel. Asnjë nuk mund të flinte në dhomë, në mungesë të tij, sipas asaj që ka treguar për Cnn David Berenblilt, përfaqësuesi i shtëpisë që ka nxjerrë në ankand këto objekte sanitare.

Një nga tualetet prej mermeri italian me ulëse ngjyrë ari, është shitur për 4250 dollarë, ndërsa dy të tjerat për 3500 dhe 3750 dollarë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb