Juventus është rikthyer në zonën Champions, për momentin objektivi minimal, për këtë arsye sfida kundër Atalanta bëhet edhe më e rëndësishme pasi bergamaskët janë rivali i tyre kryesor, diferenca është vetëm dy pikë. “Zonja e Vjetër” është më e qetë pasi siguruan një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ndërsa tani është koha të mendojnë për Serie A dhe më pas për Champions League:

“Kundër Atalanta do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për vendin e katërt, por jo deçizive”, shpjegoi Allegri në konferencë për shtyp duke shtuar: “Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Atalanta ka një skuadër shumë fizike dhe janë të tërbuar pas eliminimit në Kupë.

Gara për titull? Tre ekipet përpara nesh kanë një avantazh të rëndësishëm, e përsëris, do të jetë e vështirë të futemi në këtë garë, për momentin mendojmë vetëm për Atalanta, më pas do të punojmë ndeshje pas ndeshje.

Tredhëmbëshi Vlahovic-Dybala-Morata? Mund ti hedhim të tre në fushë, do ta vlerësojmë si opsion, të mos harrojmë është rikthyer edhe Kean”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb