“Vendimi i Bashkimit Europian për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit është një sinjal shprese në këtë periudhë të vështirë. Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ka shumë kushte para se të nisë bisedimet e anëtarësimit”.

Kështu deklaron ish-zv.kryeministri i Shqipërisë Genc Pollo teksa komenton vendimin e ministrave të BE për negociatat. Ai thotë se janë bërë 15 kushte nga 5 që iu vunë Ramës në 2016 dhe se thelbi i tyre për nisjen e negociatave janë zgjedhjet e lira e të ndershme, drejtësia e pavarur dhe funksionale, media e lirë dhe e pavarur, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Janë trefishuar kushtet: nga 5 që iu vunë Edi Ramës në 2016 tashmë janë bërë 15 kushte. Thelbi i kushteve për nisjen e negociatave janë: zgjedhjet e lira e të ndershme, drejtësia e pavarur dhe funksionale, media e lirë dhe e pavarur, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të 15 kushtet për Shqipërinë janë probleme të krijuara ose të thelluara gjatë keqqeverisjes së Edi Ramës.
Autori i këtyre problemeve as nuk don dhe as nuk di t’i zgjidhë ato. Por me ndryshimin që do të sjellin qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjitha kushtet do të zbatohen, njësoj siç bëmë kur hoqëm vizat, dhe negociatat do të nisin për të realizuar aspiratën e çdo shqiptari për Shqipërinë si Europa”, deklaron Pollo.

Pollo Fb
Pollo Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb