Nga dje dhe sot janë trefishuar urgjencat në dy spitalet COVID në vendin tonë. Gazetari Erjon Skendaj në një lidhje direkte për ‘News24’ konfirmoi se brenda një harku kohor prej 24 orësh ka pasur 35 shtrime në spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Mësohet se përgjatë ditës së djeshme dhe deri sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë shtruar 25 pacientë, ndërsa në Infektiv 10. Sipas mjekëve, rastet e paraqitura në urgjencë kanë qenë të rënda, çka sipas tyre ka lidhje me mosardhjen e tyre sëmurëve në spital dhe vetkurimit të tyre në shtëpi.

Kujtojmë se ditën e sotme u raportuan 162 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa 4 persona humbën jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb