Samuel Eto’o ka ndërmend të provojë gjithçka në futboll. Së fundmi Eto’o ka marrë përsipër të bëhet edhe trajneri i skuadrës, ku ai luan në Turqi, Antalyaspor. Pas shkarkimit të Yusuf Simesek për mungesë rezultatesh, presidenti i klubit ka vendosur t’ia besojë futbollistit kamerunas këtë post. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë edhe për një futbollit me shumë eksperiencë si Eto’o. Ish futbollisti i Barcelonës, Interit etj ka në dispozicion tre ndeshje për të vërtetuar se është i aftë të mbulojë edhe këtë post. Tashmë Eto’o duhet të shqetësohet jo vetëm për skemat e lojës, por edhe për të luajtur rolin e kapitenit të skuadrës por mbi të gjitha të shënojë, pasi ai mbetet sulmuesi kryesorë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb