Janë ulur rastet e reja me Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3651 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve është 728.210

Ndërkohë kemi një përkeqësim të situatës për sa i përket fataliteteve numri i të cilave është trefishuar. Në 24 orët e fundit 63 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 15770 vdekje.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: