*Një tjetër video që po shpërndahet në internet është ajo e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami. Debati me juristen

LUSHNJE-Tregtarët e Lushnjes shprehen të indinjuar ndaj kryetarit të Bashkisë, Viktor Tushe. Në këtë video që shihni, ata kanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për largimin që iu kanë bërë nga tregu, por përgjigja që kanë marrë i ka lënë pa fjalë.
Tregtarja: Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer
Tushe: Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë!
Një tregtar tjetër: O zoti kryetar po kështu flitet….
Tregtarja: Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!”
Tushe: Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!
Nje tregtar: Me kete gjuhe qe na flet ti, nuk e meriton ate post…

Ndërkaq një tjetër video që po shpërndahet në internet është ajo e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila debaton me një juriste. Në video, Rami i kërkon llogari juristes se përse nuk i është bindur urdhrit që ka dhënë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: