DURRËS

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës janë hedhur sot në protestë për të kundërshtuar transferimin e tregut rreth 3 km në periferi të qytetit, në lagjen numër 18.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Bashkia i ka njoftuar tregtarët për të liruar zonën, por ata kundërshtojnë vendimin duke hedhur dyshime se ky transferim në mes të verës është një manovër për t’u pushtuar territorin.

Tregtaret Durres Proteste
Tregtaret Durres Proteste

Në treg operojnë rreth 500 tregtarë, të cilët sot kanë kërkuar përgjigje zyrtare nga bashkia. Ata kërkojnë që nëse është i domosdoshëm transferimi, të bëhet në 6 pika të qytetit dhe të shtyhet për në shtator kur është më freskët.

Bashkia zyrtarisht bën me dije se tregu do rikonstruktohet dhe shpërngulja do të jetë provizore vetëm tre muaj sa zgjat rikonstruksioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb