TIRANE – Tregtarët e rrobave të përdorura, që ushtrojnë aktivitetin pranë spitalit Nr.5 në kryeqytet, kanë zhvilluar sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës. Tregtarët pretendojnë se Bashkia i gjobit pa arsye, në mënyrë të vazhdueshme, duke ua bërë të pamundur punën.

“Nuk na lënë të punojmë, kemi plotësuar dokumentet, kemi nxjerrë licenca, por na mbysin me gjoba”- shprehen tregtarët, që janë mbledhur përpara Bashkisë së Tiranës.

Policia Bashkiake ka ndërhyrë për të shpërndarë tregtarët, pasi sipas tyre, protesta është e paligjshme, sepse nuk është kërkuar leje.
Ndërkohë, një grua është transportuar me ambulancë në spital, pasi nuk është ndjerë mirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: