TIRANE

Një grabitje me armë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit pranë Qytetit të Nxënësve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 3 persona të maskuar me kapucë kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë lekët e xhiros që kishte në dyqan, si dhe disa steka cigaresh.

Ka qenë vet pronari i biznesit Eduard Alushi, që ka sinjalizuar policinë për rastin, ndërsa kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Më pas ai u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

“Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb