KRUJE– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfiskuar pasditen e djeshme një sasi prej 73 kg mish qengji dhe viçi në mungesë të çertifikatës veterinare dhe për tregtim të tij jashtë çdo kushti higjieno-sanitar, përkatësisht në njësinë e tregtimit të mishit në rrugën e spitalit në qytetin e Krujës.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Durrës në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë kryer inspektim në njësinë e tregtimit të mishit ne pronësi të shtetasit Indrit Seli, ku i janë gjendur 50 kg mishi qengji dhe 23 kg mish viçi në mungesë të çertifikatës veterinare, i pavulosur dhe tregtim të tij në kushte të rënda higjieno-sanitare.
28953727_1822699027764069_9070823543415728920_o-1-1
Për këto shkelje të rënda në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 150 mijë lekëve.
29064517_1594180437330932_1921047775989827704_o
Ndërkohë që po për të njëjtën njësi tregtimi në janar këtij viti, është marrë masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve për tregtim jashtë kushteve higjieno-sanitare të produktit mish.
29541298_1594180257330950_2989951275085668792_n
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produktit mish, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me çertifikatë veterinare dhe që plotësojnë standardet që parashikon legjislacioni në fuqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb