DURRËS

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht tre të rinj dhe një 52-vjeçar pasi tregontin fishekzjarre. Sipas informacioneve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekjzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasit A. G., 29 vjeç, banues në Durrës, F. O., 30 vjeç, G. N., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Sh. O., 52 vjeç, banues në Shijak.

Këta persona janë konstatuar nga policia duke tregtuar lëndë piroteknike (fishekzjarre).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb