RIMINI- Nga aktiviteti në një qendër bukurie, tek prangat. Biznesmeni shqiptar në Itali është dënuar nga gjykata e Riminit me 4 vite burg për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 48-vjeçarin Aleksandër Zotaj, ish-pronar i një qendre bukurie, ndërkohë që vijon të jetë ende ortak në këtë biznes.

“Libertas”, shkruan se shqiptari ishte arrestuar në fund të qershorit, teksa dilte nga makina, ndërsa në cilësinë e provës iu sekuestruan 56 gram kokainë, e cila rezultonte 80% e pastër. Shqiptari u akuzua për tregtim kokaine.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb