Nga: Valbona MEZINI

Dikur ekonomia e pas Luftës së Dytë Botërore njohu ritme të zhvillimit të vrullshëm industrial dhe një koncept rishtazi hyri në tregun ekonomik që sic u vu re, për trend do të njihte nevojën e pakushtëzuar për globalizëm. E ndërsa bota që nga ajo kohë vijon të bëhet edhe më globale, i tillë është kthyer edhe koncepti I të bërit politik, biznes dhe para në Shqipëri. Tregu politik gjithmonë e më shumë po I ngjan atij ekonomik dhe pazgjidhshmërisht po lidhet me këtë të fundit me fije sa të ndershme aq edhe imorale, sa meritokrate aq edhe klienteliste, sa vizionare aq edhe mediokre. Pra bursa politike me gjithë oshilacionet marramendëse të lëkundjeve në situatat e paqëndrueshme politike, kërkon rregulla dhe masa të forta për të garantuar stabilitet dhe eficence rezultatesh, në të kundërt pasojat mund të ngjasojnë me bursën e tulipanëve ku edhe sic në historinë ekonomike të bursave u kuptua, se të investosh në aksionet e tulipanëve rezultoi dicka e përkohshme dhe pa kurrëfarë vlere në periudha afatgjata.
Do thoni ju cfare lidhje ka kjo me Partinë Demokratike dhe tregun politik në Shqipëri. Duke iu referuar një shprehje sa të vjetër, aq edhe koherente angleze, “What comes around goes around”, çfarë vjen vërdallë shkon vërdallë, nuk është aspak cudi se cfarë ka ndodh deri më tani brenda forcës tonë poltike, do të na impaktojë pashmangshmërisht në të ardhmen.
Bursa politike sikurse ajo ekonomike nuk njeh mëshirë. Por me një ndryshim fondamental. E ndërsa ajo ekonomike cmon vlerën e asetit, ajo politike vlerën e aseteve nuk e njeh. Me kalimin e kohës aksionet e investuara nga cdo demokrat rriten ose ulen, përmirësohen ose përkeqësohen sipas oreksit të “pronarit”.
A është e drejtë që një vlerësim i tillë të mos varet nga dëshira e gjithësecilit për të dhënë, bashkëpunuar dhe për t’u vlerësuar, por nga konjukturat e interesave momentale, të cilat jo rrallë herë ndrydhin dhe vrasin të vërtetat apsolute.
E vërteta nuk është relative ajo është një dhe e vetme, monopolin e të cilës nuk e posedon askush si trofe, por edhe ajo shkëlqen si drita e diellit nga rezultatet e një aksioni apo vizioni të munguar.

Investitorët e ndershëm të bursave politike duhet të luftojnë fort që entitet politike partitë, që organizohen mbi baza vullnetarizmi, të mos privatizohen sepse në të kundërt kjo do të ishte fundi i një demokracie të shëndetshme dhe fillimi I një fryme totalitare nga e cila Shqipëria jo pak humbi dhe u dëmtua për 5 dekada si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë social.

Partitë duan t’i kthejnë gjithmonë e më shumë si kompani në pronësi të interesave familjare që ushqehen nga klane klienteliste të cilat sapo vijnë në pushtet shpërdorojnë resurset publike dhe pasurojnë oligarkitë. Në opozitë prirja është që partitë të funksionojnë si shoqëri jo fitimprurëse që iu shmangen taksave në pazare politike, të cilat gjatë kohës në opozitë i paguan anëtarësia, ndërsa gjatë kohës në pushtet i paguan haracet populli. Sa më pak i informuar populli i cili gjithaherët është i painformuar drejtë mbi cfarë ndodh brenda entiteteve të cilat qëllimisht duan të operojnë të mbyllura, që në fakt do të duhej të ishin krejtësisht të hapura në vendimarrjet e tyre, aq më shumë qeverisjet i shmangen përgjegjësive dhe korrupsioni lulëzon në vend të demokracisë.

Larg plaftormave të vërteta dhe aksioneve opozitare të miratuara me vendimarrje të organeve të larta të partisë, sot forca më e madhe opozitare, rrezikon gjithmonë e tepër të katandiset anemike. Kjo pasi sot ka një lidership që të ngjason me një agjent të bursës së tulipanëve të pas luftës së dytë botrore, ku mbi supe ka ndërmarrë risqe të një vendimarrje apsolute individuale, larg gjithëpërfshirjes dhe kohezionalitet, duke dëshmuar se kjo është pjesë normale e të bërit tregti por jo parti.
Njësoj sic një agjent burse që investon në kohë të lirë me gjakftohtësi dhe sillet si një kalkulator racional, pa iu dashur frymë dhe moral, që një entitet politik opozitar do të duhej të kishte si domosdoshmëri ekzistencialiste, përballë katrahurës social- ekonomike, klientela e tij (agjentit të burses së tulipanëve) dëshmon dita ditës se është afruar të bëjnë të ardhura ekstra pasi asgjë të re nuk paraqesin në aksionet e opozitarizmit parlamentar.
Asnjë prej tyre nuk di të thotë sot se përballë një qeverisje anti shqiptare dhe të dështuar, që cdo vit renkon Shqipërinë si vendin ku më lirë të leverdis të vdesësh se të jetosh, ka një objektiv dhe strategji që me cdo kusht do t’I shkohet deri në fund për ta hedhur tek mbeturinat e së shkuarës gjithë paketën Rilindase.
Askush nuk di të thotë se cili është kursi I operacioneve opozitare për fitore dhe ndërtimin e një strukture meritokrate, ku rrespektohet mendimi ndryshe dhe promovohet statuti e vendimarrja kolegjiale.

Ky realitet i partive politike në Shqipëri dëshmon se kanë një rrugëtim të gjatë, po aq të gjatë sa dhe vet përmirësimi i tregjeve të kapitalit njerëzor. Por nëse bursa e tulipanëve rezultoi e përkohshme, më shpejt u përqëndrua puna tek risitë e tjera dhe fondametalisht u nda një herë e përgjithmonë epoka e industrializimit të ekonomisë drejt inovacionit, nga pamjaftueshmëria që ofronin asetet në vlerë më të vogël sikurse tulipanët hollandezë rezultuan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: