TIRANA

Tregu i Kombinatit i cilësuar më problematiku javën e kaluar për mosrespektimin e rregullave për luftën ndaj koronavirusit, sot është nën masa rigoroze dhe në mbikqyrje nga Policia dhe Ushtria.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanëeb se hyrja dhe dalja nga Tregu i fruta- perimeve të Kombinatit bëhet vetëm nëpërmjet tunelit të dezinfektimit ndërsa kush hyn brenda nuk lejohet pa maska.

Po ashtu Policia dhe Ushtria është prezente jashtë Tregut për të mbikqyrur dhe garantuar respektimin e të gjitha masave, nga maskat, tek dezinfektimi në tunel dhe distancën 1-2 metër.

Për distancën janë vendosur disa radhë të verdhë të baraslarguar ku qytetarët duhet të qëndrojnë dhe kjo mundëson pazarin në radhë dhe mbajtjen e distancës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb