Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës dhe teksa ka lënë pas edhe Samitin e Sofjes me atë të Mini Shengenit Ballkanik tashmë shprehet i bindur se integrimi i  tregut të përbashkët rajonal ësthë hapi i parë për pajtimin politik të rajonit.

Hoti thotë se Kosova është e vendosur të promovojë marrëdhënie të qëndrueshme me gjithë faktorët e rajonit, teksa pret qasje konstruktive nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Ditë më parë Hoti si përfaqësues i Kosovës mori pjesë për herë të parë në video-konferencën e Mini Shengenit, hera e parë që një lider politik i Kosovës e bënte pasi të tjerët kishin refuzuar më parë.

 

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit.

Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’  me moton ‘’Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë  e rajonit. Përkundër pandemisë Covid-19,  Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e  kaluar, integrimi i tregut  është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyqe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit.

Kosova është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe presim qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal,  promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: