Egnatia triumfoi 3-0 në shtëpi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e  vlefshme për kampionatin. Pas  takimit, për mediat folën trajnerët e të dy skuadrave, për të dhënë mendimin e tyre për atë që panë në fushë. I pari që dha prononcimin e tij ishte trajneri i ekipit nga Rrogozhina, Edlir Tetova.

“Më pëlqyen loja dhe rezultati, shfaqëm uri dhe karakter për të marrë tri pikët. Kjo ishte fitorja e parë në shtëpi dhe këtu gëzohem.

Kishim marrë masat e duhura, që tre sulmuesit të rrinin më afër të kundërsulmonim, që ia dolëm me sukses.

Mendoj se kemi qenë gjatë gjithë ndeshjes në ekuilibër. Vllaznia nuk kishte asnjë rast shënimi. Ishim superior në çdo aspekt, e thotë edhe rezultati dhe loja.

E kishit menduar këtë rezultat – Kishim llogaritur tri pikë por jo me këtë rezultat.

Synimi – Mendoj se duhet të kemi rritje në lojë, lëvizshmëri në msin e fushës sepse janë truri i ekipit. Ndeshje pas ndeshje do shohim se ku do e mbyllim sezonin” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: